AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zjarr në Hoshtimë të Vlorës, forcat zjarrfikëse në terren për neutralizimin e flakëve

Një zjarr është regjistruar në fshatin Hoshtimë, në njësinë administrative Qendër të Bashkisë Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë sipërfaqe me ferra dhe shkurre, ndërsa favorizohen nga era dhe temperaturat e larta, duke rritur rrezikun e përhapjes.

Reklama në FieriWeb - “”

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa pritet të ketë më shumë detaje lidhur me situatën dhe shkaqet e zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button