FUTBOLLSTAR CHANNEL

FSHF organizon event mirënjohjeje për Silvinjon dhe stafin e tij: “Forever” për kontributin te Kombëtarja

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje dhe falënderimi për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, si edhe për dy zëvendëstrajnerët e tij, Dorival dhe Pablo Zabaleta, për kontributin dhe punën e tyre gjatë tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, administrata e Federatës, përfaqësues të medias, ish-futbollistë të Kombëtares, sponsorë dhe bashkëpunëtorë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në një atmosferë vlerësimi dhe respekti, Duka falënderoi stafin teknik për profesionalizmin, përkushtimin dhe mënyrën dinjitoze me të cilën përfaqësuan fanellën kuqezi, duke veçuar si moment kulmor kualifikimin historik dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në UEFA Euro 2024.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Si shenjë mirënjohjeje, presidenti i FSHF-së u dhuroi trajnerëve fanella të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, si simbol i kontributit të tyre në historinë e futbollit shqiptar.

Reklama në FieriWeb

Nga ana e tij, Silvinjo u shpreh i emocionuar dhe krenar për periudhën në krye të Kombëtares, duke theksuar se mbi gjithçka do të mbajë mend marrëdhëniet njerëzore dhe frymën e bashkëpunimit.

“Jam absolutisht i lumtur për atë që kemi bërë. Përtej rezultateve sportive, ajo që do të mbetet gjithmonë në zemrën time janë njerëzit, raportet humane dhe çdo moment i ndarë me stafin e Federatës”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button