KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë me pasojë vd*kje, përplaset automjeti me motoçikletë – humb jetën 36-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, pranë kryqëzimit të superstradës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë së Lezhë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme të palëve të përfshira.




