POLITIKËSTAR CHANNEL

Nga zgjedhje në referendum? Demokratët e Qarkut Fier, votojnë nesër për kreun e partisë

Procesi për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike duket se ka marrë një rrjedhë disi të pazakontë, duke i ngjarë më shumë një referendumi sesa një gare të mirëfilltë mes kandidatësh.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Me vetëm Sali Berishën në garë dhe pa një emër tjetër përballë, demokratëve kësaj here duket se u mbetet më shumë të japin një miratim sesa të zgjedhin mes alternativave. Në politikë zakonisht flitet për garë dhe konkurrencë, por këtë herë duket se gara ka vendosur të zhvillohet me “një korsi”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Më 23 maj, demokratët e Fierit, Mallakastrës, Lushnjës, Divjakës, Roskovecit dhe Patosit do t’u drejtohen kutive të votimit në kuadër të procesit për zgjedhjen e kreut të partisë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Procesi i votimit do të nisë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00. Mbetet për t’u parë nëse surpriza do të vijë nga pjesëmarrja, pasi kandidati duket se dihet prej kohësh.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button