AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ministria e Infrastrukturës paralajmëron penalitete për kompanitë e aeroportit të Vlorës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të vendosë penalitete ndaj kompanive të përfshira në kontratën koncesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pas vonesave në realizimin e projektit dhe mosfunksionimit të tij brenda afateve të parashikuara.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas raportimeve, kompanitë e lidhura me Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë përfshirë prej kohësh në mosmarrëveshje, situatë që sipas autoriteteve ka ndikuar në zvarritjen e punimeve dhe ka penguar aeroportin të bëhet operacional sipas premtimeve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi këtë të premte se konflikti mes palëve nuk mund të vazhdojë të prodhojë pasoja për qytetarët.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“Nuk ka ndodhur as përfundimi total i infrastrukturës civile dhe nuk ka ndodhur as operacionaliteti. Në bazë të kontratës, këto duhet të kishin ndodhur në momentin që jemi duke folur dhe unë prandaj referova që patjetër penaliteti do t’i vendoset subjekteve tregtare”, u shpreh ministri.

Reklama në FieriWeb

Sipas tij, masat do të merren në përputhje me detyrimet e përcaktuara në kontratën koncesionare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button