AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Defekt i rëndë në linjën kryesore të ujësjellësit, Fieri prej 12 orësh pa ujë

Një defekt i rëndë në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit në qytetin e Fierit, duke lënë prej disa orësh pa ujë mijëra qytetarë.

Sipas informacioneve, avaria ka ndodhur pranë stacionit të pompave në Kafaraj, në linjën kryesore që furnizon me ujë depot në Qafën e Koshovicës. Mësohet se një tubacion DN800, me diametër rreth 80 centimetra, ka pësuar çarje, duke sjellë ndërprerje të procesit të furnizimit të depove dhe si pasojë probleme në shpërndarjen e ujit për qytetarët.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Burime bëjnë me dije se dëmtimi konsiderohet i rëndë për shkak të rolit që kjo linjë ka në sistemin kryesor të furnizimit, pasi përmes saj realizohet transportimi i sasive të mëdha të ujit drejt depove kryesore, të cilat më pas furnizojnë zonat e ndryshme të qytetit.

Ndërkohë, grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për lokalizimin dhe riparimin e avarisë, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë për qytetarët. Aktualisht nuk ka ende një afat zyrtar se kur pritet të rikthehet plotësisht shërbimi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim dhe informacion të ri lidhur me situatën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button