KRONIKËSTAR CHANNEL
“Nuk po lëvizja me shpejtësi”/ U përplas për vdekje nga regjizori Petro Bozo, përcillet për në banesën e fundit 7-vjeçari

Përcillet për në banesën e fundit 7-vjeçari i cili u aksidentuar mëngjesin e djeshëm për vdekje nga regjisori Petri Bozo.
Bozo u arrestua nga policia, ndërsa në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Bozo deklaroi se po qarkullonte me shpejtësi brenda normave të lejuara, kurse autoritetet thonë të kundërtën.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e 25 majit, teksa Petri Bozo që po lëvizte në aksin Elbasan-Librazhd përplasi fëmijën 7-vjeçar që ndodhej në bankinën e rrugës.
Sipas dëshmitarëve, shoferi po lëvizte me shpejtësi të lartë. I mituri u transportua në spital nga kalimtarë të rastit, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.




