FIERI NEWSSTAR CHANNEL

Fieri shpallet “Qyteti i Teatrit”, merr çmimin e parë në rang kombëtar

Fier është vlerësuar me Çmimin e Parë në shkallë vendi për numrin më të madh të shfaqjeve teatrore të realizuara gjatë periudhës 2024–2026, duke konfirmuar rolin e qytetit si një nga qendrat më aktive të jetës artistike dhe kulturore në Shqipëri.

Vlerësimi u akordua gjatë mbrëmjes gala të çmimeve AWARD TEA, ku qyteti u vlerësua për aktivitetin e tij të dendur artistik dhe kontributin në zhvillimin e kulturës skenike.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas vlerësimit, Teatri Bylis është kthyer në një nga qendrat më të rëndësishme të jetës teatrore në vend, duke sjellë një numër të lartë shfaqjesh dhe duke mbajtur gjallë interesin e publikut për artin dhe kulturën. Ky çmim konsiderohet si një tjetër vlerësim për traditën dhe zhvillimin e jetës kulturore në Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button