KRONIKËSTAR CHANNEL
Arrestohet roja i bankës në Tiranë pas gr*bitjes së arm*tosur, dyshohet se braktisi shërbimin
Policia e Tiranës ka arrestuar rojen e sigurisë së bankës në rrugën “Sulejman Delvina”, ku një ditë më parë ndodhi një grabitje e armatosur.
Në pranga ka rënë shtetasi F. Ç., 60 vjeç, punonjës i një kompanie private të sigurisë fizike. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se është larguar përkohësisht nga vendi i shërbimit gjatë orarit të punës dhe nuk ka marrë masat e nevojshme për sigurimin e ambienteve të bankës.
Nga ky veprim, autori i armatosur ka mundur të përfitojë nga situata dhe të grabisë një sasi parash që një grua po depozitonte në bankë.
Policia njofton se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




