KRONIKËSTAR CHANNEL

Rrëshqitje masive dheu në Currila, evakuohen banorët e një pallati në Durrës

Një situatë alarmante është regjistruar në zonën e Currilave në Durrës, ku një masiv i madh dheu është shkëputur nga Kodër Currila, duke rrezikuar banesat përreth.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për arsye sigurie, banorët e një pallati janë evakuuar menjëherë, ndërsa policia ka rrethuar zonën për të shmangur çdo rrezik për qytetarët.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas informacioneve paraprake, erozioni i tokës dhe reshjet e ditëve të fundit kanë përkeqësuar gjendjen e terrenit, duke shkaktuar rrëshqitjen e dherave. Autoritetet ndodhen në terren dhe po vlerësojnë nivelin e rrezikut që paraqet situata për ndërtesat pranë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Kodër Currila prej vitesh konsiderohet një zonë problematike për shkak të erozionit. Pavarësisht ndërhyrjeve dhe investimeve të kryera ndër vite, fenomeni vijon të mbetet shqetësues për banorët, të cilët kërkojnë masa urgjente dhe një zgjidhje afatgjatë për garantimin e sigurisë së tyre.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button