KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident tragjik në aksin Kardhiq–Delvinë, humb jetën një person, plagosen tre të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth një orë më parë në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet me targa AA 246 RC dhe një automjet tip Audi me targa AB 558 XR. Nga përplasja e fortë, mjeti me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa Audi ka pësuar dëmtime të shumta.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ambulancat dhe shërbimet zjarrfikëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.




