AKTUALITETSTAR CHANNEL

Flet për herë të parë Artur Shehu: E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec

Biznesmeni Artur Shehu ka folur për herë të parë për çështjen e tokës së tij në Zvërnec, gjatë një interviste në emisionin “Opinion”. Shitja e pronës te investitorët është bllokuar nga SPAK, ndërsa Shehu deklaroi se nuk ka asnjë problem me hetimet dhe se prokuroria është e lirë të verifikojë dokumentacionin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Unë jam një nga pronarët e tokës në Zvërnec. 460 hektarë janë të fisit tonë. Me certifikatë pronësie kemi rreth 253 hektarë. Prona jonë është e padiskutueshme. Do të vijë avokati im aty që t’ua shpjegojë. Është pronë e vjetër dhe jo e blerë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

SPAK-u ka punën e vet. Le ta verifikojë. Puna ime është të sjell dokumentet dhe ata le t’i shohin. Investitorët nuk i njoh fare. Kam ndërmjetës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Takim në Aruba? Absolutisht jo. Kjo nuk ka lidhje as me ministra dhe as me kryeministra. Është komplet fake news.

Reklama në FieriWeb

Takim? Absolutisht jo. Avokatin e kam gati dhe le të flasë me SPAK-un.

Kam 29 vjet pa ardhur në Shqipëri. Kam azil politik në Amerikë.

Më pëlqen paneli që keni sot aty, sidomos Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj, që janë vlonjatë. Ju kam shumë xhan”, tha Shehu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button