KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Fier–Levan, te “Kthesa e Liqenit”, shoferi dhe dy pasagjerë dërgohen në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Fier, në vendin e njohur si “Kthesa e Liqenit”.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një mjet tip Fiat dhe një mjet tip Audi me drejtues shtetasin E.Y. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit Fiat është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, dy pasagjerët që udhëtonin me mjetin Audi janë dërguar gjithashtu në spital për kontrolle dhe trajtim mjekësor. Burime paraprake bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.




