KRONIKËSTAR CHANNEL

Identifikohet viktima e aksidentit tragjik në Novoselë, humb jetën Erjona, e njohur për qytetarët e Vlorës

Është identifikuar viktima e aksidentit tragjik që ndodhi dy net më parë në autostradën Fier–Vlorë, në zonën e Novoselës, ku një grua humbi jetën pasi u përplas nga një automjet, teksa dyshohet se po tentonte të kalonte rrugën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve të siguruara, viktima është Erjona, një grua e njohur për shumë qytetarë të Vlorës, e cila prej vitesh jetonte në rrugë dhe përballej me vështirësi të shumta sociale dhe ekonomike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Të njohurit e saj tregojnë se Erjona kishte kaluar një jetë të vështirë, duke qëndruar shpesh në ambiente të braktisura apo në zona pranë qendrës së qytetit. Gjatë dimrit, ajo ndihmohej herë pas here nga qytetarë që i ofronin strehim të përkohshëm.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Historia e saj ishte bërë e njohur edhe vite më parë, kur kishte kërkuar ndihmë për të gjetur vajzën e saj, e cila ishte marrë nën kujdes institucional. Së fundmi, ajo qëndronte kryesisht pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku kryente punë të rastësishme për të siguruar jetesën.

Reklama në FieriWeb

Sipas personave që e njihnin, pavarësisht vështirësive dhe problemeve shëndetësore me të cilat përballej, Erjona përpiqej të mbijetonte me ndihmën e qytetarëve dhe të njerëzve që i qëndronin pranë.

Identifikimi i viktimës kërkoi procedura shtesë për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën u gjet pas aksidentit. Pas verifikimeve përkatëse, autoritetet konfirmuan identitetin e saj.

Lajmi i ndarjes nga jeta të Erjonës ka prekur shumë qytetarë të Vlorës që e kishin njohur ndër vite. Historia e saj rikthen edhe një herë vëmendjen te personat në situatë rruge dhe nevoja për më shumë mbështetje sociale për njerëzit që jetojnë në kushte të vështira.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button