Aksident tragjik në bypass-in e Kaninës, dy automjete shkrumbohen nga flakët, një viktimë dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në bypass-in e Kaninës, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy prej mjeteve janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Bilanci paraprak i ngjarjes është tragjik: një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura identiteti i viktimës dhe gjendja shëndetësore e të lënduarve.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, zjarrfikës dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Pamje të rënda nga bypass-i i Kaninës, ku dy automjete u shkrumbuan nga flakët pas përplasjes fatale.




