POLITIKËSTAR CHANNEL
“Te unë e gjetët të ngecte mikrofoni”/ 35-vjetori i PS në Fier, Rama ironizon sërish influencerët: Do thonë blogerët i iku goja këtij

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier ironizoi sërish influencerët.
Ndërsa mbante fjalën e tij, kryeministrit nuk po i punonte mikrofoni dhe nuk po dëgjohej. Pas kësaj Rama ironizoi influencerët duke u shprehur se ata do thonë që ‘Rama nuk ka gojë të flasi.’
“Te unë e gjetët të ngecte mikrofoni. Doni që të thonë blogerët që i iku goja Ramës, se ata në fakt kanë shumë gojë”, u shpreh Rama.




