POLITIKËSTAR CHANNEL

Berisha: “Më është hequr non grata”, ende asnjë reagim zyrtar nga SHBA

Pas më shumë se 5 vitesh nga shpallja “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se masa ndaj tij është hequr.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lajmi u konfirmua nga vetë Berisha, i cili, ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit mes duartrokitjeve të deputetëve demokratë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Unë erdha, u krye”, u shpreh Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka ende një reagim apo konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane apo nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë lidhur me këtë pretendim. Nga verifikimet e deritanishme, nuk është publikuar asnjë njoftim zyrtar nga United States Department of State për ndryshimin e statusit të Berishës.  

Reklama në FieriWeb

Kujtojmë se Berisha u shpall “non grata” nga SHBA më 19 maj 2021, me argumentin e përfshirjes në korrupsion madhor, akuzë të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht. Deri në një konfirmim zyrtar nga pala amerikane, deklarata e kreut të PD mbetet një pretendim i bërë publik prej tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button