Operacioni “Siguria” në Vlorë, 2 të arrestuar për arm*mbajtje pa leje dhe shitje dr*ge
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Siguria”, duke goditur tre raste të armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike në qytet dhe në zonat bregdetare.
Gjatë operacionit u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një krehër arme, 44 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.
Në pranga ranë:
🔹 T. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve në automjetin dhe banesën e tij u gjetën një pistoletë, municion luftarak dhe kokainë e ndarë në doza, e dyshuar e destinuar për shitje.
🔹 A. C., 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në Dhërmi me sasi të dyshuara të Kokainës dhe Cannabis Sativa, që dyshohet se i posedonte për t’i shitur në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.
Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.




