KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni “Stolen Gold”/ Sekuestroen 15 kg flori, Arrestohet Demirel Sinaj, procedohen 7 administratorë argjendarish në Fier dhe Lushnjë

FIER – Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen Gold”, duke goditur një skemë kriminale të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas një hetimi disamujor të zhvilluar me metoda speciale, është vënë në pranga Demirel Sinaj, 27 vjeç, banues në fshatin Kreshpan. Sipas hetimeve, ai siguronte në Itali dhe Greqi bizhuteri ari e argjendi, ora të markave të ndryshme dhe sende të tjera me vlerë, të dyshuara si produkte vjedhjesh, të cilat më pas futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe tregtoheshin në argjendari në Fier dhe Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë operacionit u sekuestruan 15 kilogramë e 259 gramë ar, 4 kilogramë e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, sende të dyshuara me vlerë artistike dhe kulturore, para në lekë dhe euro, aparate celularë, DVR dhe sende të tjera, me një vlerë paraprake prej rreth 2 milionë eurosh.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në vijim të veprimeve procedurale, policia procedoi penalisht në gjendje të lirë shtatë administratorë argjendarish, konkretisht: Dritan Hoxhaj, Enklev Gjergji dhe Albiano Shahaj, banues në Fier, si dhe Mirlind Subashi, Agron Kulluri, Bujar Balla dhe Jurida Dashi, banues në Lushnjë. Ata dyshohen se blinin dhe tregtonin sende të dyshuara si të vjedhura, të siguruara nga Demirel Sinaj, si dhe dispononin mallra pa dokumentacion ligjor të origjinës dhe sende të dyshuara si kontrabandë.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe B. A., 45 vjeç, banues në fshatin Kraps të Fierit, i dyshuar se ushtronte të njëjtën veprimtari kriminale, duke siguruar sende me vlerë jashtë vendit dhe duke i tregtuar ato në argjendari të ndryshme në Fier dhe Lushnjë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button