KRONIKËSTAR CHANNEL

Autobus i një agjencie turistike përfundon në kanal në Ishull-Shëngjin, shpëton pa lëndime stafi

Një autobus i një agjencie turistike ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave paraprake, mjeti po kthehej nga Shëngjini dhe, për të shmangur trafikun e rënduar, shoferi kishte zgjedhur të kalonte në një rrugë të ngushtë të zonës. Në ato momente, një automjet tjetër po lëvizte përballë autobusit dhe, në përpjekje për të shmangur përplasjen, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fatmirësisht, në autobus nuk kishte pasagjerë, por vetëm pjesëtarë të stafit të agjencisë turistike, të cilët kanë dalë menjëherë nga mjeti pa pësuar lëndime. Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button