AKTUALITETSTAR CHANNEL

Largimi nga PS, reagon sërish Marjana Koçeku: Deputetët socialistë nuk po e gjejnë, telefoni i fikur

Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, ka reaguar sërish pas vendimit të saj për t’u larguar nga Partia Socialiste dhe për të vijuar mandatin si deputete e pavarur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rreth 22 orë pas njoftimit që tronditi politikën shqiptare, Koçeku ka publikuar në Instagram dhe Facebook një foto të një flamingoje, një postim që është interpretuar si një mesazh në mbështetje të protestave dhe një sinjal se ajo i është bashkuar kauzave të tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, vendimi i saj ka shkaktuar konfuzion edhe brenda radhëve të socialistëve. Disa deputetë të PS-së kanë deklaruar për Top Channel se kanë tentuar të kontaktojnë me kolegen e tyre, por telefoni i saj rezulton i fikur. Të tjerë, me humor, kanë hedhur dyshime se llogaria e saj në Facebook mund të jetë hakeruar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në postimin ku njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS-së, Koçeku shkruante në gegërisht: “Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”.

Reklama në FieriWeb

Burime bëjnë me dije se deputetja nuk ia ka komunikuar ende zyrtarisht vendimin kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Gjatë mbledhjes së grupit socialist paraditen e së hënës, Balla citohet të ketë deklaruar se: “Për këtë çështje do të flasim në një moment të dytë”.

Largimi i papritur i Marjana Koçekut, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e komentuesve i kanë kërkuar të dorëzojë mandatin e deputetes, duke argumentuar se ai është fituar nën siglën e Partisë Socialiste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button