KRONIKËSTAR CHANNEL

Skënder Hita zgjedh drejtorin e Policisë së Lezhës, konfirmohen Erion Ahmeti në Fier dhe Edvin Ndreu në Vlorë, si dhe drejtuesit e Durrësit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka emëruar oficerin e karrierës Ermal Muça në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura së fundmi në këtë qark, Hita i ka besuar drejtimin Muçës, një oficeri me eksperiencë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit dhe me rezultate të larta në detyrat që ka mbajtur më herët.

Reklama në FieriWeb - “”

Ndërkohë, janë konfirmuar përfundimisht në detyrë edhe drejtuesit e tjerë vendorë që deri më tani ushtronin funksionin si të komanduar. Edvin Ndreu është emëruar përfundimisht drejtor i Policisë së Vlorës, Ervin Hodaj drejtor i Policisë së Durrësit, ndërsa Erion Ahmeti është zyrtarizuar si drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Ahmeti kishte drejtuar Policinë e Fierit në cilësinë e drejtuesit të komanduar dhe, pas përfundimit të procesit të garës, ka marrë tashmë emërimin definitiv në krye të policisë së qarkut Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Emërimet vijnë në kuadër të përfundimit të procesit të përzgjedhjes së drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit, duke i dhënë fund periudhës së komandimeve të përkohshme në këto qarqe të vendit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button