KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në Gjirin e Ksamilit, përplaset mjeti lundrues me skafin e Policisë Kufitare – dyshohet një viktimë

Një aksident i rëndë detar është regjistruar pasditen e sotme në Gjirin e Ksamil, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe dyshohet se si pasojë një person ka humbur jetën. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për identitetin e viktimës apo për rrethanat e plota të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipet e emergjencës, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore dhe po ofrojnë ndihmë për personat e përfshirë në aksident.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Burime paraprake bëjnë me dije se dy ambulanca kanë transportuar dy persona drejt urgjencës së spitalit të Sarandë. Sipas të njëjtave burime, njëri prej tyre dyshohet se ka ndërruar jetë, ndërsa gjendja e personit tjetër mbetet ende e paqartë.

Reklama në FieriWeb

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit janë në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button