KRONIKËSTAR CHANNEL

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës së Rinasit, Policia nis hetimet/ Merret në pyetje Gent Progni

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe aksit rrugor që lidh kryeqytetin me aeroportin e Rinasit, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të veprimeve hetimore, disa prej organizatorëve të protestës janë marrë në pyetje nga uniformat blu. Mes tyre ndodhet edhe Gent Progni, i cili sipas pamjeve të administruara nga hetuesit shfaqet duke drejtuar marshimin e protestuesve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Progni pritet të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale të prishjes së qetësisë publike, bllokimit të rrugëve dhe organizimit të një tubimi të paligjshëm.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas të njëjtave burime, në përfundim të tubimit ka qenë pikërisht ai që ka njoftuar protestuesit për vijimin e marshimit dhe lëvizjen drejt rrugës së Rinasit.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka siguruar dhe administruar pamje filmike nga zhvillimi i protestës, të cilat po verifikohen si pjesë e hetimit për të dokumentuar itinerarin e marshimit dhe rolin e personave të përfshirë në organizimin e tij.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë edhe një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me përgjegjësitë penale që mund të ngrihen ndaj personave të përfshirë në organizimin e protestës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button