LIFESTYLE & SHOWBIZSTAR CHANNEL

Mimoza Ahmeti fiton “Ferma VIP 3”, poetja triumfon dhe rrëmben çmimin e madh prej 129 mijë eurosh

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, duke triumfuar në finalen e madhe të reality show-t më të ndjekur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pjesë e garës që nga dita e parë, Moza arriti të fitojë mbështetjen dhe zemrat e publikut shqiptar, duke u shpallur më e votuara në përballjen finale me Ilirin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Falë votave të publikut, ajo siguroi çmimin e madh prej 129 mijë eurosh, duke kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj disa mujor në fermë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Menjëherë pas shpalljes fituese, Mimoza Ahmeti falënderoi publikun dhe produksionin për mbështetjen e dhënë.

Reklama në FieriWeb

“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, u shpreh ajo.

Në renditjen përfundimtare të finalistëve, Iliri u pozicionua në vendin e dytë, Visi në vendin e tretë, Soni në vendin e katërt, ndërsa Bujaka në vendin e pestë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button