KRONIKËSTAR CHANNEL

Deklaroi se është k*rcënuar me jetë/ Bajrat kallëzojnë në SPAK Marjana Koçekun

Safet dhe Behar Bajri kanë depozituar në Prokurori një kallëzim kundrejt deputetes socialiste Marjana Koçeku e cila pretendoi pak ditë më parë se Bajrat kishin kërcënuar me jetë atë dhe familjen e saj,.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kallëzimin e bërë publik për mediat, Bajrat theksojnë se pretendimi i Koçekut është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë provë të paraqitur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas tyre, anëtarë të familjes ndodhen aktualisht të privuar nga liria (në burg), dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi faktike për të kryer veprimet që u atribuohen.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Po ashtu ata thonë se deputetja nuk ka paraqitur asnjë nga provat e pretenduara pranë organeve kompetente.

Reklama në FieriWeb

Për këtë arsye Bajrat kanë kërkuar depozitimin e kallëzimit dhe nisjen e një procedimi penal ndaj rastit.

“I kërkoj Prokurorisë:

Të regjistrojë këtë kallëzim dhe të fillojë procedimin penal;

Të hetojë vërtetësinë e deklaratave dhe përgjegjësinë penale të deputetes Marjana Koçeku si dhe arsyet se përse ajo e ka bërë një deklaratë të tillë dhe cilët persona e kanë shtyrë;

Të sigurojë dhe ruajë menjëherë postimin origjinal në rrjete sociale dhe të dhënat e tij teknike, përpara fshirjes;

Të administrojë provat e sipërpërmendura dhe të më njoftojë për veprimet e kryera, sipas të drejtave të kallëzuesit”,- thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Kujtojmë se vetëm pak ditë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u vetëshpall deputete e pavarur, Marjana Koçeku zbuloi se është kërcënuar me jetën e familjarëve të saj.

Lajmin e bën me dije vetë ligjvënësja, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale i kundërpërgjigjet këtyre kërcënimeve, që sipas saj, vijnë nga “Bajrat e Shkodrës”.

Në një postim në Facebook, Koçeku bëri të ditur se grupi Bajri në Shkodër ka kërcënuar familjen e saj pasi ajo doli kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”- theksoi Koçeku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button