AKTUALITETSTAR CHANNEL

Disa protestues kalojnë natën para Kryeministrisë: “Nuk tërhiqemi deri në largimin e Ramës”

TIRANË – Disa protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre dhe duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Të vendosur në sheshin para institucionit, protestuesit kanë ngritur pankarta dhe kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë, ndërsa shprehen se qëndrimi i tyre do të vazhdojë pa afat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Nuk tërhiqemi deri në largimin e Ramës”, është mesazhi që ata kanë përcjellë gjatë qëndrimit të tyre para Kryeministrisë.

Gjatë natës nuk janë raportuar incidente, ndërsa në zonë kanë qenë të pranishme forcat e policisë për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin publik. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë aksionin e tyre edhe në ditët në vijim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button