AKTUALITETSTAR CHANNEL
Kaluan natën para Kryeministrisë, policia u kërkon protestuesve të largohen: Do të marrim masa
Disa protestues që kaluan natën përpara godinës së Kryeministrisë janë përballur këtë mëngjes me thirrjet e Policisë për të liruar hapësirën dhe për të mos penguar qarkullimin.
Përmes megafonit, efektivët e Policisë u kërkuan qytetarëve të zhbllokojnë rrugën, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmerren masa sipas ligjit.
“Nëse rruga nuk lirohet, policia do të marrë masa”, ishte mesazhi i përcjellë nga uniformat blu drejtuar protestuesve.
Pavarësisht paralajmërimit, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.




