KRONIKËSTAR CHANNEL

Humb jetën një 37-vjeçar në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, arrestohen dy drejtues automjetesh

Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, ku ka humbur jetën një 37-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të datës 20 qershor 2026. Shtetasi T. V., 37 vjeç, dyshohet se fillimisht është aksidentuar nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas është përplasur edhe nga një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. M., 39 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e plagëve të marra, 37-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat dy drejtuesit e mjeteve, të cilët pas veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button