KRONIKËSTAR CHANNEL

Përplasi makinën e Policisë gjatë ndjekjes, arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”; publikohen pamjet e operacionit

Një person i shumëkërkuar dhe i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar në Ksamil pas një operacioni të Policisë së Shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, i arrestuari, i njohur me nofkën “Vis Korçari”, u pikas nga forcat e Policisë teksa lëvizte me një automjet në qendër të Ksamilit. Gjatë tentativës për t’iu shmangur arrestimit, ai dyshohet se përplasi një automjet policie dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh intensive, efektivët arritën ta lokalizonin dhe ta vinin në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Fast”.

Policia bën me dije se ndaj tij ishte në fuqi një vendim dënimi për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ndërsa i kishin mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet, 9 muaj e 9 ditë burgim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Blutë kanë publikuar edhe pamje nga operacioni, ku dokumentohen momentet e ndjekjes dhe arrestimit të tij në Ksamil.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button