AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ambasadori i Spanjës viziton Policinë e Shtetit, vlerësohet bashkëpunimi në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Ambasadori i Spanjës, Sh. T. Z. Gabriel Cremades Ventura, vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSh-së Ambasadorin Ventura, të shoqëruar nga Atasheu i Ministrisë së Brendshme të Spanjës dhe nga Oficeri Ndërlidhës pranë Ambasadës së Spanjës në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti strategjik i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë, duke vënë theksin te mekanizmat efektivë dhe konkretë si operacioni “Nomada” dhe Skuadra e Përbashkët Hetimore, me rezultate të prekshme në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe armëve të zjarrit, si dhe lëvizjes së paligjshme të emigrantëve.

Drejtori Hita konfirmoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për ta intensifikuar këtë bashkëpunim, përmes rritjes së numrit të operacioneve të përbashkëta dhe zgjerimit të shkëmbimit të informacionit në kohë reale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjithashtu, ai vuri theksin te bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Sigurisë dhe Shkollës Kombëtare të Policisë së Spanjës, i cili do të shërbejë për modernizimin e mësimdhënies dhe trajnimin profesional të brezit të ri të efektivëve me metoda dhe kurrikula bashkëkohore.

Ndërkohë, Ambasadori Ventura shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe vlerësoi angazhimin e Policisë së Shtetit si një partner i besueshëm në rajon. Ai konfirmoi gjithashtu gatishmërinë e autoriteteve spanjolle për të intensifikuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në fusha të tjera, me objektivin e përbashkët goditjen e krimit ndërkombëtar dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button