Tragjedi në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare nga Kamenica

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Kosovë. Dy motrat Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe, nga fshati Topanicë i Kamenicës, kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në autostradën A5 në Gjermani, pranë zonës së pushimit Renchtal.
Sipas mediave gjermane, aksidenti nisi pas përplasjes së dy automjeteve gjatë një manovre për ndërrimin e korsisë. Si pasojë e përplasjes fillestare, në aksident u përfshinë më pas edhe tre mjete të tjera, duke shkaktuar një përplasje zinxhir.
Dy të rejat shqiptare nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë në vendngjarje. Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet e aksidentit.
Lajmi ka sjellë dhimbje të madhe te familjarët dhe banorët e Topanicës, të cilët po përballen me humbjen e rëndë të dy vajzave në moshë të re. 🕊️




