KRONIKËSTAR CHANNEL

Konflikt për punimet e rrugës në Panaja, 35-vjeçari i vë flakën kamionçinës dhe qëllon me armë në ajër

Një konflikt i ndodhur në fshatin Panaja të Vlorës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacionit paraprak, shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Panaja, është konfliktuar për motive të dobëta me punonjësit e një firme private që po kryente punime për shtrimin e rrugës së fshatit. Gjatë konfliktit, ai dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në ajër, duke kanosur punonjësit, dhe më pas i ka vënë zjarrin një automjeti kamionçinë në pronësi të subjektit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 35-vjeçarit në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, ndërsa grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button