365 milionë euro për 17 kilometra rrugë dhe tunel 850 metra, publikohen detajet e autostradës së re të Milot-Balldrenit, përfundon në vitin 2028

Segmenti i ri rrugor Milot–Balldren, me gjatësi 17 kilometra dhe vlerë investimi rreth 365 milionë euro, pritet të jetë një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të Korridori Adriatiko-Jonian. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka publikuar detaje dhe pamje nga projekti, duke bërë të ditur se autostrada do të jetë e kategorisë A, me dy korsi qarkullimi dhe një korsi emergjence në secilin drejtim.
Sipas projektit, aksi do të ndërtohet në një gjurmë tërësisht të re, ndërsa rruga ekzistuese do të shërbejë si alternativë. Traseja nis nga nyja e Milotit, ku lidhet me segmentet Milot–Thumanë–Kashar–Lekaj dhe me Rruga e Kombit, për të përfunduar në rrugën ekzistuese Tiranë–Shkodër, në Balldren.
Një nga elementët kryesorë të projektit është ndërtimi i një tuneli me dy tuba dhe gjatësi 850 metra mes Urës së Drinit dhe Balldrenit, i cili do të mundësojë anashkalimin e qytetit të Lezhë. Autostrada do të përfshijë gjithashtu ura, nyje lidhëse, pika shërbimi, sistem monitorimi inteligjent dhe infrastrukturën për kalimin me pagesë.
Punimet parashikohet të përfundojnë në fund të vitit 2028. Fitues i koncesionit 35-vjeçar është shpallur Salillari, në bashkëpunim me kompanitë “ALB TIEFBAU”, “ERALD-G” dhe “InfraKonsult”.
Sipas marrëveshjes, autostrada do të financohet tërësisht nga privati, ndërsa kompania koncesionare do të sigurojë të ardhurat përmes tarifave të kalimit pas vënies së rrugës në funksion.




