AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fermerët në panik për ujë, avaria në liqenin e Thanës. Mungesa e ujit vaditës rrezikon prodhimin bujqësor në Fier, Lushnjë dhe Divjakë

Mijëra hektarë tokë bujqësore në qarkun e Fierit po përballen me rrezikun e mungesës së ujit vaditës, pas defektit të ndodhur në tubin kryesor të furnizimit pranë liqenit të Thanës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ekspertët paralajmërojnë se nëse avaria nuk riparohet brenda tri ditëve, pasojat për bujqësinë mund të jenë të rënda, veçanërisht për kulturat e mbjella në sera. Sipas ekspertit të prodhimit bujqësor, Evan Rroça, temperaturat brenda serrave janë rreth 10 gradë më të larta se ato jashtë, duke shkaktuar avullim të shpejtë të ujit dhe dëmtime serioze të perimeve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Produktet më delikate janë ato në sera, pasi temperaturat e larta ndikojnë në avullimin e shpejtë të ujit. Këto kultura mund të pësojnë dëmtime të konsiderueshme brenda tri ditëve pa vaditje”, shprehet Rroça.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas tij, nëse mungesa e ujit vazhdon edhe pas ditës së tretë, humbjet në prodhim do të fillojnë të jenë të dukshme. Fillimisht ato mund të arrijnë në rreth 10%, ndërsa pas një jave pa ujë, dëmet mund të shumëfishohen.

Reklama në FieriWeb

Në rrezik nuk janë vetëm serrat. Edhe kulturat e mbjella në fushë, si shalqiri dhe bostani, kanë nevojë për furnizim të vazhdueshëm me ujë gjatë gjithë sezonit dhe mund të preken nga ndërprerja e vaditjes.

Eksperti këshillon fermerët që, pas rikthimit të furnizimit me ujë, të shmangin vaditjen e menjëhershme me sasi të mëdha, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në cilësinë e frutave.

Defekti në sistemin kryesor të furnizimit me ujë ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe ka lënë pa ujë rreth 32.400 hektarë tokë bujqësore në bashkitë Fier, Lushnjë dhe Divjakë. Riparimi sa më i shpejtë i avarisë konsiderohet jetik për të shmangur dëme të mëdha ekonomike për fermerët e zonës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button