AKTUALITETSTAR CHANNEL

Gazetari Artan Hoxha: Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Skënder Hita është profesionist i mirë i cili di se çfarë bën

Kush është drejtori i ri i Policisë?

Artan Hoxha nxjerr “sekretet” e Skënder Hitajt

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gazetari, Artan Hoxha i ftuar këtë të marte në Euronews Albania ka folur lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skëndër Hitaj.

Hoxha gjatë fjalës së tij theksoi se është dakord që kryeministri i vendit të zgjedhë drejtorin e ri dhe sipas tij në rast dështimi ai duhet të mbajë edhe përgjegjësi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndër të tjera, Hoxha bëri edhe një përmbledhje të detyrave të mëparshme të Hitajt. Hoxha u shpreh se ai është një oficer policie i cili i ka kryer të gjitha detyrat bazë nga nën inspektor në inspektor. Ai e ka cilësuar si avantazh për Hitajn që ka punuar për disa vite në policinë kriminale.

“Hitaj ka kryer si përgatitje dhe si formim, është një oficer policie qe i ka kryer të gjitha detyrat bazë. Nga detyra e parë nën inspektor në inspektor. Ka punuar shumë në policinë kriminale që të jep një njohuri më të mirë për policinë edhe për defektet dhe avantazhet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Të bën të njohësh krimin e rrugës dhe krimin e organizuar. Është një njeri që di se çfarë bën se i ka kaluar këto faza.

Kjo është gjëja më e mirë që ka në favor. Detyrat kryesore i ka patur në 3 qarqe problematike të vendit, qarku i Shkodrës, Durrësit dhe Fierit”, tha ai ndër të tjera.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button