KRONIKËSTAR CHANNEL

Turisti francez humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat në Sarandë/ Shkatërrohet makina, drejtuesi shpëton pa pasoja

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një shtetas francez, humbi kontrollin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk pati persona të lënduar dhe drejtuesi i mjetit shpëtoi pa dëmtime.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit. Rezultati ishte 0.00 mg/l, duke konfirmuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Reklama në FieriWeb

Policia po heton rrethanat e aksidentit për të përcaktuar shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button