SOCIALESTAR CHANNEL

Fieri “kryeqyteti” i mishit në Shqipëri, kryeson prodhimin kombëtar

Fieri vijon të mbajë vendin e parë në Shqipëri për prodhimin e mishit, duke u konfirmuar si qarku me peshën më të madhe në tregun vendas. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, gjatë vitit 2025 në vend u prodhuan rreth 133.6 mijë tonë mish në peshë të gjallë, me një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Edhe pse është regjistruar një përmirësim modest, prodhimi mbetet ende larg nivelit rekord të vitit 2018, kur u arritën mbi 161 mijë tonë. Kjo tregon se sektori ende nuk është rikthyer plotësisht në ritmet e viteve më të forta të prodhimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në këtë panoramë, Fieri spikat qartë me 26.2 mijë tonë, ose afro një e pesta e prodhimit kombëtar. Pesha e qarkut lidhet kryesisht me sektorin e shpendëve, ku prodhimi arrin në 9.5 mijë tonë, niveli më i lartë në vend.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ndërkohë, qarqe të tjera ruajnë epërsinë sipas kategorive të veçanta. Korça renditet e para në mishin e gjedhit, Vlora dominon në prodhimin e mishit të deleve dhe dhive, ndërsa Lezha mban vendin kryesor për mishin e derrit.

Reklama në FieriWeb

Pavarësisht rritjes së lehtë të prodhimit vendas, tregu shqiptar vazhdon të mbështetet ndjeshëm te importet. Gjatë vitit 2025, vlera e mishit dhe nënprodukteve të importuara arriti në mbi 8 miliardë lekë, duke treguar se kërkesa e tregut vijon të tejkalojë ofertën vendase.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button