KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, autobusi përplaset me trafikndarësen: bilanc tragjik me 2 viktima dhe disa të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës, ku një autobus që ishte nisur nga Berati në drejtim të Tiranës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, në autobus udhëtonin 17 persona. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i autobusit mund të jetë përgjumur gjatë drejtimit të mjetit ose të ketë pësuar një problem shëndetësor, por shkaqet e sakta të aksidentit ende nuk janë konfirmuar dhe mbeten objekt i hetimeve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, autoambulanca dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për dhënien e ndihmës, normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button