KRONIKËSTAR CHANNEL

Avokati i Popullit viziton në QSUT Shefin e Rendit të Komisariatit nr. 6, Kongres Metushin, të lënduar gjatë protestës para Parlamentit

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, vizitoi mbrëmjen e së martës në QSUT Shefin e Rendit të Komisariatit nr. 6 në Tiranë, Kongres Metushin, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së zhvilluar përpara Parlamentit.

Reklama në FieriWeb - “”

Kongres Metushi është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit. Me origjinë nga Fieri, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë në uniformat blu, duke shërbyer për vite me radhë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Gjatë kësaj periudhe, Metushi ka qenë pjesë e një sërë operacionesh të rëndësishme policore, duke u dalluar për profesionalizmin dhe përkushtimin në luftën kundër kriminalitetit. Aktualisht, ai mban detyrën e Shefit të Rendit në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë vizitës në spital, Avokati i Popullit theksoi se integriteti fizik i punonjësve të Policisë së Shtetit në krye të detyrës është i pacenueshëm. Ai dënoi çdo akt dhune, duke theksuar se kushdo që e ushtron ose e nxit atë duhet të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Shabani rikujtoi gjithashtu se e drejta për tubim është një nga shtyllat e demokracisë dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore, ndërsa çdo akt dhune dëmton si protestën qytetare, ashtu edhe sigurinë e qytetarëve dhe të efektivëve të policisë në krye të detyrës.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button