Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë: Dyshohet se shoferi pësoi arrest kardiak, asnjë shenjë frenimi

Fieri Web ka siguruar foton e drejtuesit të mikrobusit të linjës Berat–Tiranë (dhe anasjelltas), i cili u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në autostradën Tiranë–Durrës, pranë QTU-së.
Sipas informacioneve të siguruara, grupi hetimor vijon të dyshojë se shkak i aksidentit ka qenë një arrest kardiak i pësuar nga shoferi 36-vjeçar, Redion Hasimi. Dyshimet mbështeten në faktin se, sipas hetimeve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ndaluar autobusin përpara përplasjes.
Megjithatë, shkaku përfundimtar i ngjarjes do të përcaktohet nga ekspertiza mjekoligjore, e cila pritet të konfirmojë nëse shoferi ka pësuar ose jo një problem të papritur shëndetësor gjatë drejtimit të mjetit.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se 36-vjeçari nuk po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Në segmentin ku ndodhi aksidenti kufiri maksimal i shpejtësisë është 100 km/h, ndërsa nga të dhënat paraprake mjeti nuk ka kaluar shpejtësinë 110 km/h.
Nga aksidentit i djeshëm mbetën të lënduar 12 pasagjerë, prej të cilëve dy fëmijë të mitur.




