KRONIKËSTAR CHANNEL

Zbardhen zhvillime të reja për plagosjen në Pogradec, vëllezërit Agolli dyshohet se survejuan Brian Syzon me kamera pranë Burgut të Drenovës

Rreth katër ditë më parë, pranë Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë është zbuluar një kamerë e fshehtë e vendosur në një nga plepat buzë rrugës që të çon drejt institucionit penitenciar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve, pas informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Korçë, janë identifikuar si persona të dyshuar për vendosjen e pajisjes vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli. Identifikimi është bërë pas verifikimit të pamjeve filmike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga hetimet paraprake dyshohet se kamera ishte instaluar për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos, me qëllim organizimin e një sulmi ndaj tij në momentin kur do të shkonte për të takuar vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili po vuan dënimin në Burgun e Drenovës për plagosjen me thikë të Nikolla Agollit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas hetuesve, vendosja e kamerës mund të ketë qenë pjesë e një plani të motivuar nga hakmarrja ndaj Brian Syzos.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja lidhet edhe me atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec, ku Nikolla Agolli u arrestua vetëm pak minuta pasi dyshohet se qëlloi disa herë me armë zjarri në drejtim të Brian Syzos. Bashkë me të u vu në pranga edhe David Prifti, ndërsa Edison Agolli dhe Meardi Berberi, i njohur me nofkën “Koro”, janë shpallur në kërkim.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të lokalizuar personat në kërkim dhe për të përcaktuar rolin që ka pasur kamera e fshehtë në organizimin e atentatit të dyshuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button