AKTUALITETSTAR CHANNEL
GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë për veprën penale të “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Gjatë gjykimit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg. Organi i akuzës kërkoi gjithashtu që dënimi të konvertohej në 2 vite shërbim prove.
Në përfundim të procesit gjyqësor, GJKKO vendosi ta shpallë të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.




