AKTUALITETSTAR CHANNEL

Majlinda Bufi shpallet e pafajshme: një nga kryebashkiaket më të suksesshme, del e pastër nga procesi gjyqësor

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke mbyllur përfundimisht një proces hetimor dhe gjyqësor që ka qenë në vëmendjen e opinionit publik për një periudhë të gjatë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bufi është një nga drejtueset vendore më të spikatura në vend, e njohur për investime dhe projekte në komunitet gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Gjatë viteve të fundit, ajo është përballur me akuza dhe pretendime të ngritura në kuadër të një çështjeje që lidhej me fushatën zgjedhore të 14 majit 2023.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas hetimeve, ishin ngritur pretendime për një takim dhe për rrethana të lidhura me procesin zgjedhor dhe një situatë administrative të një qytetari. Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg, si dhe shërbim prove.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Megjithatë, pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave të çështjes, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshme Majlinda Bufin, duke rrëzuar kërkesën e akuzës dhe duke mbyllur çështjen në favor të saj.

Reklama në FieriWeb

Ky vendim shihet si një moment i rëndësishëm që mbyll një proces të gjatë, i cili ka qenë i shoqëruar me debat publik dhe politik, ndërsa në fund ka folur vetëm gjykata.

Për mbështetësit e saj dhe për shumë qytetarë të Roskovecit, vendimi konfirmon figurën e një kryebashkiakeje që ka vijuar punën e saj në detyrë pavarësisht presionit dhe zhurmës politike që e ka shoqëruar procesin.

Në fund, Majlinda Bufi del e pafajshme nga ky proces, duke vijuar rolin e saj si një nga drejtueset më jetëgjata në pushtetin vendor në Roskovec. /fieriweb.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button