Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në Akademinë e Sigurisë dhe disa komisariate

Policia e Shtetit ka bërë këtë të mërkurë, 1 korrik, një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në Akademinë e Sigurisë si dhe në disa komisariate në vend.
Sipas vendimeve të miratuara, Alfred Çepe është caktuar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë, një nga strukturat kryesore të formimit profesional në radhët e policisë.
Ndryshime janë kryer edhe në disa komisariate të rëndësishme të vendit, ku janë emëruar shefat e rinj si më poshtë:
Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë
Agim Troci – Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër
Pavlin Zhivani – Shef i Komisariatit të Policisë Pukë
Ledian Kerka – Shef i Komisariatit të Policisë Kukës
Vilson Sterkaj – Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik
Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Policisë Devoll
Vendim Imeraj – Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë
Medin Hasani – Shef i Komisariatit të Policisë Përmet
Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në strukturat drejtuese të policisë, me qëllim forcimin e menaxhimit dhe rritjen e efikasitetit në terren dhe në institucionet e formimit policor.




