KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Lushnjë–Berat, 6 të lënduar, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, në zonën e Fiersheganit, ku është përfshirë një automjet tip “Golf” me gjashtë persona në bord.
Sipas drejtuesit të mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit, një bllokim i papritur i korsisë përballë e ka detyruar të devijojë në krahun e djathtë për të shmangur përplasjen. Si pasojë, automjeti është përplasur me një mjet të parkuar dhe më pas është përmbysur.
Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar të gjashtë personat që ndodheshin në automjet, mes tyre tre fëmijë. Të lënduarit janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdes mjekësor dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.




