KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll kushtetues efektiv mbi masën e sigurisë dhe nuk ka analizuar në mënyrë të plotë proporcionalitetin e saj në raport me funksionin publik të ushtruar nga Veliaj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendim theksohet se nuk janë vlerësuar në mënyrë konkrete alternativat ndaj paraburgimit, si dhe mungon një analizë kushtetuese mbi ndikimin që masa e sigurisë ka në ushtrimin e mandatit të fituar përmes zgjedhjeve vendore dhe në të drejtën e qytetarëve për t’u përfaqësuar nga i zgjedhuri i tyre.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Për pasojë, Gjykata e Lartë do të duhet ta shqyrtojë sërish çështjen, duke respektuar standardet kushtetuese të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Reklama në FieriWeb

Ky është vendimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese që lidhet me kërkesat e Veliajt, pas një vendimi të mëparshëm që trajtonte standardet kushtetuese për ushtrimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai është nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë, shpërdorimin e detyrës dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg. Hetimet ndaj tij vijojnë, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk përbën një vendim mbi fajësinë ose pafajësinë e tij, por lidhet me mënyrën se si është shqyrtuar masa e sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button