Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika, i dyshuar për skemë mashtrimi ndërkombëtare

Dhërmi – Është arrestuar në një resort në Dhërmi shtetasi Granit Pepnika, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me forcat operacionale.
Sipas burimeve paraprake, arrestimi është kryer pas informacioneve operative dhe kontrolleve të ushtruara në zonë, ku Pepnika është lokalizuar dhe ndaluar nga forcat e rendit.
Ai dyshohet se është i përfshirë në një skemë mashtrimi ndërkombëtare përmes qendrave telefonike (call center), e cila sipas hetimeve ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare ndaj qytetarëve të huaj.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi akuzat konkrete apo masën e sigurisë, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.
Hetimet për rastin vijojnë.




