KRONIKËSTAR CHANNEL
Zjarri përfshin një banesë në Krutje të Sipërme të Lushnjës

Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në një banesë në fshatin Krutje e Sipërme, në territorin e Lushnjë.
Flakët kanë përfshirë një nga dhomat e shtëpisë, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të banesës.




