Pushimet kthehen në tragjedi, 29-vjeçarja humb jetën në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës, ku një 29-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det.
Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte duke u larë në zonën e plazhit të Porto Novos, kur dyshohet se është përfshirë nga rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë pjesë të bregdetit, e njohur prej vitesh si një nga zonat më të rrezikshme për pushuesit.
Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë u transportua me gomone drejt Triportit dhe më pas u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Vlorës, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po marrin dëshmi nga banorë e pushues që ndodheshin në zonë. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas hetimeve.




